9.5 C
Tirana
10 / 02 / 2026

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Belinda Balluku do qëndrojë në detyrë, pavarësisht se pezullimi i saj u rikthye nga vendimi kontrovers i Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Edi Rama iu tha sot deputetëve të shumicës se do të ndryshojnë Kodin Penal, që të pamundësojë pezullimin e atyre që mandatohen në detyrë nga Presidenti i Republikës.

Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për padinë e Ramës, analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se qëndrimi i Kushtetueses është “as mish as peshk” dhe nuk i shërben ligjit.

Sipas tij Kushtetuesja ka treguar mungesë të plotë dinjiteti, në funksionin e saj që i ka ngarkuar Kushtetuta.

Më tej, Leka pohoi se Gjykata Kushtetuese tregoi se ka qenë tërësisht e paaftë për të dhënë drejtësi.

“Problemi i Gjykatës Kushtetuese, është as mish as peshk. Në këtë qëndrim, në relacionin e një vendim 4 me 4, i cili nuk është vendim, Gjykata Kushtetuese ka treguar mungesën e plotë të dinjitetit që mund të kishte një Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është gjykata e fundit, ku pretendohet se do ketë drejtësi. Ajo ka qenë e paaftë për të dhënë drejtësi. Një gjykatë që është e paaftë për të dhënë drejtësi, është një gjykatë e dështuar. Kjo e dëmton gjykatën, demokracinë, qeverinë, opozitën, por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë.”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x