Avokati i Lefter Kokës Julian Mërtiti tha në një deklaratë për mediat se ka pasur kohë mjaftueshëm për të hetuar Lefter Kokën.
Tashmë që kanë kaluar 10 muaj, ai e konsideron të padrejtë mbajtjen e tij në paraburgim pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë.
Seanca e ardhshme është më datë 7 nëntor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel, nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë”, tha ai.
“Është i sëmurë, por gjallë dhe do të japë mbrojtjen e tij. Do të dëgjoni fakte dhe argumente që nuk i keni dëgjuar deri tani”, u shpreh avokati i Lefter Kokës.
Masa për ish-ministrin do të merret më 7 nëntor.
Gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-ministrin Lefter Koka.
Një masë më e butë sigurie Kokës iu refuzua edhe nga Gjykata e Lartë në 6 tetor, në të njëjtën ditë kur GJKKO liroi në arrest shtëpie ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.
Ndaj Lefter Kokës janë në fuqi dy masa sigurie arrest me burg, si për inceneratorin e Fierit ashtu dhe atë të Elbasanit.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026