Pas zgjedhjes së tij nga Gjykata e Lartë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari Asim Vokshi u betua këtë të martë (25 nëntor) në Presidencë. Ceremonia e betimit të tij u mbajt në orën 10:00.
Vokshi do të zëvendësojë në detyrë Holta Zaçajn, mandati i së cilës përfundoi më 10 mars.
Asim Vokshi u zgjodh më 30 nëntor nga Gjykata e Lartë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Në mbledhjen e Posaçme të gjyqtarëve, 6 pjesëmarrës votuan për kandidatin Asim Vokshi, kandidatja Naureda Llagami mori 8 vota dhe Florian Ballhysa nuk mori asnjë votë. Megjithëse asnjë prej tre kandidatëve nuk mori 3/5 e votave të nevojshme për t’u shpallur fitues, Asim Vokshi u zgjodh automatikisht, pasi rezultoi me pikët më të larta se kolegët e tjerë pas fazës së intervistimit të kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Kujtojmë se interpretimi i mandatit të gjyqtares Zaçaj çoi në përplasje mes Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Kryegjyqtarja u emërua në janar të vitit 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha. Duke qenë se emërimi i saj përfshihej në skemën për ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet me nga tre anëtarë, sipas Gjykatës së Lartë, mandati i Zaçajt përfundonte më 10 mars të vitit 2025 dhe mbarimi i mandatit duhet të ishte deklaruar më 10 dhjetor 2024.
Duke qenë që një veprim i tillë nuk u ndërmor, Gjykata e Lartë shpalli vakancën për postin e Zaçajt më 11 dhjetor, vendim që u konsiderua si shkelje nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Zaçajt ajo ishte zgjedhur në detyrë me mandat 9-vjeçar dhe jo në vend të ish-kryetares Vitore Tusha.
- VIDEO/ Të dua shumë Sali Berisha! Të dua më shumë se babain tim… - 17/01/2026
- Ish-kreu i NATO: Trump po e përdor Groenlandën për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta në Ukrainë - 17/01/2026
- Një zarf i zi, një rrëfim rrëqethës dhe një ballafaqim i shumëpritur/ Ja ku mund ta ndiqni live “Big Brother VIP Albania” - 17/01/2026