Media ka siguruar kërkesën e SPAK për ‘arrestin e shtëpisë’ për Sali Berishën. Ish-kryeministri nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të. Kjo sipas Report TV do të thotë se Berishës i ndalohet edhe komunikimi me ndjekësit e tij në facebook apo platformat e tjera sociale.
“… me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhet në kërkesën e zbardhur të SPAK.

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026