31.5 C
Tirana
01 / 07 / 2025

Arabia Saudite reagon pasi SHBA “fshiu” nga harta impiantet bërthamore të Iranit/ “Të ulen tensionet!”

Arabia Saudite shprehu “shqetësim të thellë” lidhur me sulmet në centralet bërthamore “të Republikës mike Islamike të Iranit”.

“Mbretëria thekson nevojën që të bëhen përpjekje maksimale për vetëpërmbajtje, ulje të tensioneve dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejmë”, tha Ministria e Jashtme saudite përmes në postimi në X.

Ndërkohë kombet arabe kanë reaguar për ngjarjen.

Omani, i cili po ndërmjetësonte bisedimet bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit, dënoi fuqimisht sulmet amerikane në centralet bërthamore në Iran.

Katari paralajmëroi se tensionet aktuale të rrezikshme do të çojnë në pasoja katastrofike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ministria tha se shpreson që të gjitha palët të tregojnë mençuri dhe përmbajtje në këtë kohë.

Egjipti paralajmëroi për rreziqet e rrëshqitjes së rajonit në kaos dhe tension të mëtejshëm, duke theksuar se zgjidhjet politike dhe negociatat diplomatike, jo një zgjidhje ushtarake, janë e vetmja rrugëdalje nga kriza.

Ndërkohë, Presidenti libanez Joseph Aoun tha se bombardimi i objekteve bërthamore iraniane rrit nivelin e frikës nga një përshkallëzim i tensioneve që do të kërcënonte sigurinë dhe stabilitetin në më shumë se një rajon dhe vend.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x