11.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Anglia “asfikson” Iranin dhe jep një mesazh force për gjithë kundershtarët e tij

Ka përfunduar ndeshja e parë për Grupin B midis Anglisë dhe Iranit me këta të fundit të cilët janë “asfiksuar” nga ekipi i Southgate duke u mundur me rezultatin e thellë 6-2. “Luanët” e rinj të ekipit anglez duket se kanë ardhur në këtë Kupë Bote për të konsoliduar emrat e tyre. Në minutën 35’ të pjesës së parë ishte pikërisht Jude Bellingham, lojtari më i ri i Anglisë këtë vit (19 vjeç dhe 145 ditë) i cili pas një harkimi nga e majta nga Shaw dërgoi topin në rrjetë me një goditje tipike sulmuesi edhe pse mesfushor në rolin e tij natyral. Nuk vonon shumë dhe një tjetër “luan” i ri, Bukayo Saka do të gjejë rrjetën në minutën e 44’ pas një asisti nga i shumëkritikuari Harry Maguire. 2 minuta më vonë është Sterling i cili realizon golin e tretë duke vulosur supermacinë e britanikëve në 10 minuta.


Pjesa e dytë nuk ka shumë histori ku anglezët vazhdojnë të ushtrojnë diktatin e tyrë si në lojë ashtu edhe në rezultat ku Saka në minutën e 62’ shënon golin e katërt për ekipin dhe të dytin personal. Irani ngushton rezultatin në 4-1 në minutën e 65’ me sulmuesin e tyre kryesor Mehdi Taremi i cili i shpëton mbulimit të Maguire dhe shënon golin e nderit. I sapofuturi në lojë në minutën e 71’ Marcus Rashford do të shënojë me shumë lehtësi duke shkuar në 5-1. Makthi duket se nuk ka mbarim për Iranin ndërsa në minutën e 90’ ka vend në tabelën e golashënuesve dhe për mesfushorin e Manchester City Jack Grealish i cili shënon golin e gjashtë të sfidës i shërbyer nga Callum Wilson. Në minutën e fundit të shtesës mbrojtësit anglez shkaktojnë penallti të cilin e konverton në gol autori i golit të parë Mehdi Taremi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x