21.5 C
Tirana
16 / 06 / 2025

Analistët në “Real Story” tregojnë skenarët: Rreziku që i kanoset Ballkanit. Leka: Trump po sillet si biznesmen, jo si politikan

TIRANË– Kosova prej muajsh vijon të notojë në krizën institucionale pasi nuk po arrin dot të konstituojë Kuvendin e ri, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kjo krizë, e cila mbretëron prej disa muajsh në Kosovë,  u analizua në studion e “Real Story”, ku të ftuarit dhanë pikëpamjet e tyre për dobësitë e elitës politike atje, me Lëvizjen Vetëvendosje në krye, që vazhdon të sillet me arrogancë ndaj opozitës.

Analisti Roland Lami theksoi se me këtë paqartësi, Lëvizja Vetëvendosje në vend që t’i bëjë ballë pushtetit të Vuçiç, po e ndihmon atë.

“Improvizon një krizë në vendin tënd, duke i shërbyer më shumë, jo duke i bërë balancën apo kontrastin duke i shërbyer në kuptim e keq, jo kuptimin e mirë të fjalës”, tha ai.

Kurse për Roland Bejkon, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po bën lojë pushteti, qasje kjo, e cila sipas tij nuk i shërben askujt.

“Loja që bën Albin Kurti, është vetëm lojë pushteti. Ai ka zgjedhjet lokale , dhe mundohet që krizën me Albulenën ta çojë në shtator. Ka dhe hallin e presidentit. Në këtë botë të trazuar ato nuk vlejnë asgjë.

Në raste se kjo lloj krize, e këtyre sulmeve që bëhet, njëri shtet më i fortë sulmon një shtet tjetër, të futet në Ballkan jo që do preket e para do jetë Kosova”, tha Bejko.

Analisti Skënder Minxhozi, pohoi në “Real Story” se në këto kushte ku ndodhet bota, por edhe vetë Ballkani, ndoshta mund të gjejë zbatim teza e hedhur nga revista Bild, e cila ka parashikuar se trupat amerikane mund të largohen nga Ballkani dhe kjo shtoi Minxhozi do ishte e tmerrshme për shqiptarët.

“Ndoshta ndoshta do na ndodh ajo që ndoshta që revista “Bild” e parashikonte, që për mua do ishte një problem për të gjithë shqiptarët, tërheqja graduale ushtarake amerikane nga rajoni i Ballkanik. Kjo do ishte e tmerrshme”, tha ai.

Gazetari Martin Leka, u ndal te një shkrim i medias angleze “The Guardian” e cila ngrinte alarmin duke pohuar se “tre pleq të inatosur po rrezikojnë botën”.

“Analiza e “The Guardian”, që thotë shprehimisht: ne sot po jetojmë në një botë ku tre pleq të inatosur, Khamenei, Trump dhe Netanyahu po na vrasin të gjithëve.

Unë do ia shtoja dhe një plak tjetër, Putinin. Donald Trump po sillet më shumë si biznesmen se sa si politikan për hir të së vërtetës”, tha ai./abcnews.al

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x