Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se votuesit amerikanë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj konfliktit me Teheranin. Në një postim në rrjetin social X, Qalibaf nënvizoi se qytetarët amerikanë e refuzuan luftën qoftë për arsye ndërgjegjeje apo për shkak të rritjes së kostos së jetesës, ndërsa paralajmëroi administratën në Uashington se injorimi i këtij vullneti do të shoqërohej me pasoja të rënda.
Reagimi nga Irani vjen në një moment kur demokratët siguruan fitore të rëndësishme në Kongresin amerikan, duke i shkaktuar një goditje politike Partisë Republikane dhe presidentit Donald Trump. Pavarësisht retorikës publike dhe tensioneve të larta rreth bllokadës detare dhe sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, kanalet diplomatike ndërmjet dy vendeve vijojnë të mbeten të hapura përmes ndërmjetësimit të Katarit, ku pala iraniane ka kushtëzuar rihapjen e ngushticës me heqjen e bllokadës amerikane.
- Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës - 04/11/2026
- “Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit - 04/11/2026
- Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan - 04/11/2026