14.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Alibeaj: Dënoj aktin e dhunës ndaj Sali Berishës! Incidenti të zbardhet urgjentisht

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka dënuar goditjen me grusht ndaj Sali Berishës. Në një postim në Twitter e cilësoi akt të dënueshëm dhe kërkoi zbardhje urgjente nga organet e drejtësisë.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.

Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”, shkroi Alibeaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x