15.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Aksidenti i mjetit të ambasadës ruse/ Shkak shpejtësia, shkelja e rregullave ishte konstatuar disa herë

Shpejtësia tej normave të lejuara rezulton të jetë shkak i aksidentit fatal të automjetit të ambasadës ruse. Mësohet se kjo nuk ishte hera e parë që automjeti i ambasadës ruse, me targa CD2139A është konstatuar duke kryer shkelje të qarkullimit rrugor.

Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. I njëjti automjet është konstatuar disa herë nga policia rrugore me shpejtësi të lartë, 137 km /h apo 171 km/h.

Me 31 mars makina është konstatuar me 171 km/h në orën 00:18.

Ndërsa me 5 prill të po këtij viti është konstatuar me 137 km/h në orën 22:02.

Policia rrugore ne një rast e ka ndjekur mjetin deri tek selia e ambasadës por nuk ka mundur ta ndalojë pasi është futur brenda.

Shërbimet e Policisë kanë njoftuar ambasadën dhe ministrinë për këtë mjet problematik.

Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë drejtuesi, shtetasi rus, i identifikuar si Sergei Mironov, si dhe mbeti i plagosur Andrea Kukuviç.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x