Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai u pyet nëse do t’i shmanget kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend, pas deklaratave dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit.
Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë personale me të dhe se çdo gjë që ka pasur, e ka thënë në publik.
“S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha ai.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Begaj vizitë në Moldavi, pritet me ceremoni shtetërore - 19/01/2026
- Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën - 19/01/2026
- Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump? - 19/01/2026