Demokratët ndahen për 23 majin, ditën kur Sali Berisha kandidon përballë vetvetes për kreun e partisë së tij. 11% deklarohen pro Berishës, por e kritikojnë për mënyrën se si skualifikoi gjithë kandidatët. Sipas tyre, gara me vetveten po dëmton PD. 12% besojnë ende te PD, por jo me kryetar Berishën. 7% po ashtu janë me Berishën, por janë realistë: më mirë mos bënte garë fare, pasi rezultati dihet. Por gjithsesi janë pak. Një shumicë dërrmuese e të anketuarve, 70%, nuk u intereson më fare çfarë ndodh me PD, sa kohë në krye qëndron Sali Berisha.

KAMPIONI: 1372 banorë të rritur të Shqipërisë.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht, në mënyrë krejt anonime, nga të anketuarit.
Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.
Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%.
- Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar - 12/05/2026
- A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare! - 12/05/2026
- “Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë - 12/05/2026