Ndikimi i luftës pritet të ndihet drejtpërdrejt në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, që do të mbahen në nëntor. Kështu vlerëson James Butler, strateg i Partisë Demokratike, në një intervistë për Al Jazeera.
Sipas tij, edhe nëse konflikti do të përfundonte menjëherë, pasojat ekonomike nuk do të zhdukeshin shpejt.
“Amerikanët zakonisht kanë kujtesë afatshkurtër, por ndikimi i kësaj lufte do të jetë i qëndrueshëm dhe do të ndihet deri në nëntor. Edhe nëse lufta mbaron sot, çmimi i karburantit nuk do të bjerë menjëherë”, tha Butler.
Ai theksoi se efektet ekonomike, sidomos rritja e çmimeve, do të vazhdojnë të ndikojnë votuesit për muaj të tërë.
Në këtë kontekst, Butler paralajmëron edhe një zhvillim politik brenda kampit republikan. Sipas tij, kandidatët republikanë mund të fillojnë të distancohen nga ish-presidenti Donald Trump, nëse situata përshkallëzohet.
“Shumica e kandidatëve republikanë aktualisht e mbështesin Trump-in, por nëse ai ndërmerr veprime të papërgjegjshme, ata mund të përpiqen të mbajnë distancë”, u shpreh strategu.
- Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj - 07/07/2026
- Trump surprizon në Samitin e NATO-s: Erdogan është miku im, do t’i heqim sanksionet ndaj Turqisë, sinjale pozitive për F-35 - 07/07/2026
- Argjentina nuk vdes kurrë, përmbysje historike ndaj Egjiptit për të kapur çerekfinalen (Video) - 07/07/2026