Vetëm pesë muaj pasi shpalli Florian Binajn si kandidat i mbështetur nga opozita për zgjedhjet lokale për Tiranën, Sali Berisha është tërhequr.
Më 6 tetor të vitit të kaluar ku u vendos fillimisht data 9 nëntor për zgjedhjet e Tiranës, por që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese, Sali Berisha ishte i bindur se Florian Binaj do të merrte bashkinë përballë Ogerta Manastirliut.
Këtë të shtunë, nga konferenca për shtyp, Berisha u shpreh hapur se do të vendosë opozita për kandidaturën e saj, jo kandidat i pavarur.
Kryedemokrati tha se përgatitjet kanë nisur dhe se kandidatët do të prezantohen shumë muaj përpara zgjedhjeve lokale 2027.
“Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale.
Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira”-tha Berisha
- Rama prezanton dy dokumente para Grupit të PS: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt - 24/07/2026
- “Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më! - 24/07/2026
- Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë - 24/07/2026