15.5 C
Tirana
01 / 03 / 2026

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Vendimtar për vendimin e Trump për të sulmuar Iranin ka qenë ndikimi i princit saudit Mohammed bin Salman, sipas Washington Post që citon katër burime anonime.

Princi trashëgimtar, i njohur shkurtimisht si MBS dhe lideri de facto i Arabisë Saudite, kishte zhvilluar disa telefonata private me presidentin amerikan gjatë muajit të fundit, duke shprehur mbështetje për një sulm, ndërkohë që publikisht thoshte se preferonte një zgjidhje diplomatike me Iranin. Në ditët e fundit, MBS kishte deklaruar pas një bisede me presidentin iranian Masoud Pezeshkian se nuk do lejonte përdorimin e territorit saudit për të sulmuar Iranin.

Por, pas skenës, ai i shpjegonte Trump dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë se një Iran i pambrojtur mund të bëhej më i fortë dhe më i rrezikshëm nëse Shtetet e Bashkuara nuk do vepronin tani, duke pasur parasysh praninë më të madhe ushtarake në rajon që nga pushtimi i Irakut në 2003-shin.

Edhe vëllai i MBS, ministri i Mbrojtjes Khalid bin Salman, në janar kishte zhvilluar takime të mbyllura me zyrtarë të administratës Trump në Uashington, duke dhënë të njëjtin paralajmërim: Mosveprimi kundër Republikës Islamike mund të sillte pasoja negative.

Kjo lojë e dyfishtë e MBS, që publikisht duket se mbështet diplomacinë, pasqyrojnë përpjekjen për të shmangur hakmarrjen ndaj Arabisë Saudite dhe infrastrukturës së saj të naftës nga Irani. Megjithatë, shumë analistë besonin se Riadi do preferonte stabilitetin e një Irani të dobësuar sesa pasigurinë e një regjimi të paqëndrueshëm.

Rivaliteti mes Arabisë Saudite, sunite, dhe Iranit, shiit, është antik, ka shkaktuar luftëra dhe shpesh ka çuar në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Pas sulmit të përbashkët izraelo-amerikan ndaj Iranit të natës së së premtes, Arabia Saudite u bë një nga objektivat e hakmarrjes së Republikës Islamike, dhe qeveria e Riadit publikoi një deklaratë të fortë duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të marrë “të gjitha masat e nevojshme” ndaj Teheranit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x