Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një vizite zyrtare, e cila synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, në orën 12:00 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes Presidentit Begaj dhe homologes së tij, Gordana Siljanovska-Davkova. ku do të diskutohen zhvillimet më të fundit në rajon, bashkëpunimi politik dhe ekonomik, si dhe çështje që lidhen me integrimin evropian dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në vijim të agjendës, rreth orës 15:00 është parashikuar zhvillimi i një seance të posaçme të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, e organizuar në nder të Presidentit Begaj. Kreu i shtetit shqiptar do t’u drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse, ku pritet të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si urë lidhëse mes dy vendeve, si dhe perspektivën e përbashkët evropiane.
- I proceduar për tetë vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot - 29/06/2026
- “Kërkesat që vijnë nga partia e Saliut, s’i njoh”, Balla pas mbledhjes së grupit: Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, e ka fituar nga PS - 29/06/2026
- Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesa e kreut të qeverisë drejt deputetëve, mungon Spiropali - 29/06/2026