Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Kryeministrisë qeverinë.
Burime të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, bëjnë me dije se Pirro Vengu nuk ka qenë mbledhje qeverie pasi atë moment ka qenë në një aktivitet të përbashkët të planifikuar më parë me Ambasadën Amerikane.
Siç është raportuar edhe më parë, në mbledhjen e djeshme të grupit të PS u larguan nga detyra Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Belinda Balluku.
Në ministrinë e Jashtme shkoi Ferid Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE.
Albana Koçiut mori postin e zëvendëskryeministres, ndërsa Toni Gogu postin e Ministrit të Drejtësisë.
Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE.
Besfort Llamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, duke u rikthyer në këtë ministri ku ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama 3.
Pirro Vëngu zëvendësohet nga nga Ermal Nufi, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre.
Erjona Ismaili, deputete e qarkut Vlorë, do të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
- VIDEO/ Sali Berisha: “Ta rrëzojmë këtë regjim me kryengritje paqësore të armatosur!”, PD fshin deklaratën nga transmetimi live - 25/04/2026
- Presidenti Begaj takim me kongresmenin në Teksas, Presidenti: Shkëmbyem perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon - 25/04/2026
- Fermeri ndan lajmin me Ramën: Dibra së shpejti me kooperativë për qershitë - 25/04/2026