Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut.
Balla tha grupi parlamentar i PS do të bëjë një mbledhje me më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve, teksa shtoi se do duhet të respektohet kushtetuta, sa i takon prezumimit të pafajësisë.
“Diskutimi i sotëm, pyetjet, mendoj se kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen me elementë thelbësorë të Kushtetutës, prezumimit të pafajësisë.
Në përfundim duke qenë se pala tjetër s’kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin para shqyrtimit, në emër të 5 deputetëve të PS unë kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi është propozuar.
Do të kemi një diskutim në një mbledhje të grupit parlamentar, sepse nuk e jep autorizimin këshilli por seanca plenare. Pas atij komunikimi, kolegu Manja do të hartojë raportin në emrin tonë”, tha Balla.
Më herë gjatë mbledhjes Ulsi Manja tha se mjafton masa që ka për hetimin ndaj Ballukut.
- Kurti: Do të përpiqemi ta zgjedhim presidentin për t’i shmangur zgjedhjet - 23/02/2026
- “Cënohet liria e shprehjes së deputetëve”, Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve parlamentare - 23/02/2026
- “Mjafton masa që ka për hetimin”, mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS - 23/02/2026