Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat për vendet që kundërshtonin planin e SHBA për Groenlandën që ishin parashikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt.
Në një postim në Truth Social, ai tha se, pas një “takimi shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, palët “kanë krijuar kuadrin e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”.
Ai u shpreh:
“Kjo zgjidhje, nëse përmbyllet, do të jetë shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet e NATO-s.
Bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Po zhvillohen diskutime të mëtejshme lidhur me ‘Kupolën e Artë’ (Golden Dome), në lidhje me Groenlandën.
Informacione të tjera do të bëhen të ditura ndërsa diskutimet avancojnë. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i Dërguari Special Steve Witkoff dhe të tjerë, sipas nevojës, do të jenë përgjegjës për negociatat – ata do të raportojnë drejtpërdrejt tek unë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”.
- “Kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin”/ Takimi i ministrit Hoxha me homologun izraelit, Sa’ar: Rama, një nga liderët më të jashtëzakonshëm në botë - 12/10/2026
- CBS zgjeron më tej skandalin LaCivita: Vajza e shefes së kabinetit të Trump, drejton dhe kompaninë e lobimit të paguar nga Dodik! - 12/10/2026
- Raporti i BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë! Dyshime për… - 12/10/2026