Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një kërcënim të ashpër ndaj Iranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do ta “fshijnë atë nga faqja e dheut” nëse do të ndodhte ndonjë sulm ndaj tyre.
Në një intervistë për NeësNation, para nisjes së tij për në Davos, Trump u pyet për kërcënimet e mundshme nga Teherani dhe reagoi me tone të forta, duke thënë: “Dhashë udhëzime shumë specifike: nëse do të ndodhte diçka, i gjithë vendi do të shpërthente në erë.”
Ky reagim i Trump erdhi në një periudhë të tensioneve të larta mes SHBA-së dhe Iranit, pas disa kërcënimeve të bëra nga zyrtarë të Teheranit. Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se qëndrimi i SHBA-së do të ishte i pamëshirshëm në rast se siguria e amerikanëve rrezikohej.
Deklaratat e Trump janë një tjetër shenjë e gatishmërisë së tij për të përdorur forcën ushtarake për të mbrojtur interesat e SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke theksuar se asnjë lloj kërcënimi nga Irani nuk do të kalonte pa përgjigje.
- Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm! - 10/07/2026
- Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? - 10/07/2026
- Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave - 10/07/2026