14.5 C
Tirana
18 / 01 / 2026

Macron propozon aktivizimin e mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike ndaj presioneve të Trump për tarifat

Presidenti francez Emmanuel Macron synon të propozojë aktivizimin e mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike kundër vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik ndaj vendeve të Bashkimit Evropian për të ndikuar në vendimmarrjen e tyre politike.

Sipas burimeve pranë Pallatit Elize, Macron do të jetë gjatë gjithë ditës në kontakt me homologët e tij evropianë, me synimin për të koordinuar një përgjigje të përbashkët të BE-së ndaj asaj që cilësohen si “kërcënime të papranueshme tarifore” nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Të njëjtat burime theksojnë se qasja aktuale e Uashingtonit ndaj çështjeve tregtare ngre pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e marrëveshjes tarifore të arritur mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së gjatë verës së kaluar.

Nga ana tjetër, burime diplomatike franceze sqarojnë se aktivizimi i mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike nuk kërkon unanimitetin e 27 shteteve anëtare, por miratimin me shumicë të kualifikuar. Ky mekanizëm i jep BE-së mundësinë të marrë masa që përfshijnë kufizime në projekte investimesh dhe në pjesëmarrjen e kompanive nga vende të treta në tregjet evropiane të prokurimit publik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x