Pas thirrjes së Sali Berishës, edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar organizimin e një proteste kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën, më 17 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
“Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!
Kundër hajdutërisë;
Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore;
Kundër largimit nga atdheu;
Për dorëheqjen e Edi Ramës!
Shpërndaje njoftimin!”, shkruan Adriatik Lapaj.
Ndërkohë po ditën e sotme edhe Sali Berisha vendosi të thërrasë një protestë, por me datë 24 janar.
- “E ZONJA E BUJTINËS” NJË KOMEDI QË JOSH, ÇORIENTON DHE ARGËTON, NË 24, 25,26 SHTATOR NË TEATRIN “BYLIS” - 21/09/2026
- Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian - 21/09/2026
- Këshillat e vjehrrit miliarder që mund ta ndihmojnë Brooklyn Beckham të ndërtojë një pasuri më të madhe se ajo e prindërve - 21/09/2026