Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi sot se të rinjtë dhe Diaspora nuk janë përfaqësuar sa duhet në forumet e partisë.
gjatë një takimi me departamentin e Brain Gain ku u prezantua edhe drejtuesi i ri Ted Kopliku, Berisha deklaroi se përgjigjja ndaj përfaqësimit të të rinjve duhet rregulluar sa më parë.
“Dhe këta djem dhe vajza, nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie. Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme. Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa më parë”, tha Berisha.
“Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre u mungon karakteri universal që duhet të ketë partia, në kuptimin që kjo nuk është parti vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë, Tropojë apo Gjirokastër, por është parti edhe atyre që jetojnë në Paris, Londër, Berlin, Uashington dhe kudo që janë. Në këtë kontekst është e domosdoshme që këto mangësi të marrin përgjigje statusore. Të marrin përgjigje statusore! Nuk duhet të jenë zgjidhjet çështjet e vullnetit të kryetarit apo kryesisë të partisë, zgjidhjet duhet të jenë garanci statutore”, tha ai.
- SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES/ At’ Gjergj Fishta –gurëthemeli i qenësishëm i vetëdijes sonë kombëtare - 30/12/2025
- Vlora pa ujë për disa ditë rresht, investimi në ujësjellës kushtoi 9.6 miliardë lekë vetëm 4 vjet më parë - 30/12/2025
- Përse ka ndryshuar qëndrim për SPAK pas akuzës për Ballukun? Rama: Nuk jemi zyrë noterie. 16 mijë faqe prova? Prokurorëve do u thosha ‘çohuni, ikni dhe…” - 30/12/2025