Kievi po e orienton fushatën e tij të sulmeve më dronë me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus, në mënyrë të tillë që ta godasë makinerinë ruse të luftës në zemër të saj: Tek financimi.
Dronët ukrainas kanë shënjestruar strukturat për prodhimin e naftës dhe gazit, duke i shkaktuar armikut dëmtimin e 10 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës.
“Dhjetë për qind mund të mos duket një shifër e madhe, por mjafton për nisjen e një krize të brendshme të karburantit rus, me uljen e eksporteve të produkteve të rafinuara të naftës dhe me tensionin e përgjithshëm brenda sektorit rus të naftës”, shprehet Tatiana Mitrova nga Qendra për Politika të Energjisë Globale në Universitetin e Columbias.
Ukraina ka investuar shumë në teknologjinë e re të të dronëve me rreze të gjatë veprimi, duke prodhuar armë si droni Lyutiy, që është i aftë të transportojë eksplozivë deri 2.000 kilometra larg nga vendi sekret nga ku lëshohet. Trupat ukrainase duket se fituar eksperiencë në manovrimin e dronëve, duke organizuar sulme që përfshijnë dhjetëra mjete të tilla fluturuese pa pilotë njëherazi. Sipas ekspertëve, avancimi teknologjik po i lejon Kievit në baza pothuajse ditore burime kyçe ruse të naftës dhe gazit.
Kievi ka goditur gjithashtu të paktën gjysmën e 38 komplekseve kryesore të prodhimit të Rusisë dhe e ka detyruar këtë të fundit të reduktojë përpunimin e naftës nga 5.4 milionë fuçi në ditë në korrik, në vetëm 5 milionë dy muaj më vonë, çka konsiderohet një goditje jo e vogël, pavarësisht se Rusia drejton sistemin e tretë më të madh të rafinimit në botë dhe ka edhe kapacitete të konsiderueshme rezervë.
- PIRRO, e vetmja shtëpi shqiptare e orologjisë dhe argjendarisë, sfidon kufijtë tradicionalë - 13/10/2026
- Analiza e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën - 13/10/2026
- Në 95-vjetorin e lindjes se Dritëroit: Një vizitor i papritur në mes të acarit - 13/10/2026