15.5 C
Tirana
25 / 11 / 2025

Berisha pas kthimit nga Brazili: Ishin shumë të shqetësuar për situatën dramatike në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas kthimit nga Brazili, ku u zgjodh zëvendëspresident i CDI-së, ka zhvilluar këtë të martë një konferencë me gazetarët në selinë blu.

“Sot jam para jush për të informuar shqiptarët lidhur me rezultatet e punimeve të asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës në San Paolo të Brazilit, punime në të cilat Shqipëria ishte një nga temat qendrore të organizatës politike të qendrës së djathtë më të madhe në botë, e cila grupon në gjirin e saj rreth 118 parti politike dhe ka të federuara në gjirin e saj organizata të tjera siç është EPP, etj.

Në këtë organizatë, kushtuar gjendjes së demokracisë dhe shtetit ligjor në botë, natyrisht një vend kryesor zinte Ukraina, përpjekjet e kombit ukrainas për t’u çliruar, për të çliruar territoret nga pushtuesi rus dhe dënimi i këtij agresioni nga ana e CDI, solidaritet i plotë me kombin ukrainas. Venezuela, narkoshteti i rrezikshëm i Amerikës Latine, ishte çështje tjetër madhore dhe rezoluta e miratuar nga CDI bën thirrje për rikthimin, rivendosjen në detyrë të presidentit të zgjedhur të popullit venezuelas, i cili jeton në Spanjë për shkak të grabitjes së zgjedhjeve nga Maduro, ky diktator i narkoshtetit.

Por një vend qendror kishte edhe narkoshteti shqiptar. Presidenti Pastrano, Sekretari i Përgjithshëm Isturiz dhe një seri personalitetesh morën fjalën pas ekspozesë dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë, duke dënuar me forcën më të madhe, shpreh shqetësimin më të madh për zhvillimet dramatike në Shqipëri, konsolidimin e narkoshtetit në drejtimin e Edi Ramës. Lidhjet direkte të Edi Ramës me kartelet më të rrezikshme si të Sinaloas apo kartelet e tjera të Amerikës Latine.”, tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x