18.5 C
Tirana
25 / 11 / 2025

Vettingu e shkarkoi nga detyra për kontakte me njerëz të botës së krimit, gjyqtari Shkëlzen Selimi fiton gjyqin në Strasburg

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar vendimin e Vettingut në Shqipëri për të shkarkuar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Shkëlzen Selimi.

https://5ca81c81772aa18e8b1052afb54c3481.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html
https://5ca81c81772aa18e8b1052afb54c3481.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Gjashtë vite më parë, dy shkallët e Vettingut vlerësuan se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, duhet të shkarkohej nga detyra pasi kishte kontakte të papërshtatshme me njerëztë botës së krimit.

Gjetja e vëzhguesit ndërkombëtar të ONM ka zbuluar se gjyqtari Selimi ka kontakt të drejtpërdrejtë me A.I, për të cilin gjyqtari ka ndërhyrë në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij në Itali.

Ky shtetas sipas zbulimeve të ONM rezulton i dënuar për grup kriminal dhe trafik kokaine.

Gjyqtari Selimi e ndoqi çështjen deri në Strasburg, ku përmes një vendimi të publikuar ditën e sotme, kjo gjykatë ka njoftuar pranimin e padisë.

Sipas Strasburgut “gjyqtari Shkëlzen Selimi nuk u informua mjaftueshëm për akuzat konkrete kundër tij – autoritetet e vettingut nuk i zbuluan detajet thelbësore të provave sekrete që pretendonin se ai kishte kontakte të papërshtatshme me A.I. (person i përfshirë në krimin e organizuar) dhe se kishte ushtruar korrupsion pasiv dhe ndikim të paligjshëm për të penguar ekstradimin e tij”.

Gjykata konstatoi shkelje të nenit 6/1 të Konventës (e drejta për proces të drejtë) sepse IQC dhe SAC mbështetën shkarkimin e Selimit në dokumente të klasifikuara dhe raporte nga ONM dhe CISD që nuk iu treguan atij, duke e lënë praktikisht të pamundur që ai të mbrojë veten ndaj akuzave serioze për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

GJEDNJ vendosi se kufizimi i aksesit të Selimit në provat kundër tij shkeli thelbin e të drejtave të tij procedurale – edhe pse organet e vettingut kishin akses të plotë në dokumentet sekrete, mungesa e masave kompensatore (si zbulimi i përmbledhjes së fakteve thelbësore, seancat ex parte me përfaqësues special, apo redaktimi i informacionit sensitiv) e bëri procesin të padrejtë në rrethana të këtij rasti specifik.

RAPORTI I PLOTË

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x