15.5 C
Tirana
25 / 11 / 2025

SHBA pa ambasador në Tiranë/ Nano: Nuk ka lidhje me ne, por me dinamikat e politikës amerikane

Prej dy vitesh Shqipëria është pa ambasador amerikan.

Për analistin Mustafa Nano, kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me dinamikat e brendshme në politikën amerikane.

“Nuk besoj. Kjo që ka ndodhur me ne, ndodh shpeshherë në politikën amerikane. Janë dinamika të brendshme. Atje ka disa filtra para se dikush të shkojë ambasador.

Filtri i fundit është Senati. Pasi presidenti amerikan bën një propozim, kandidatura shkon në Senat dhe aty bëhet një lloj vetting-u.

Është një proces vlerësimi që kalon në një filtër të hollë. Shpeshherë ngec, por jo për arsye të integritetit moral apo profesional. Ata janë profesionistë shumë të mirë.

Kostelancik që ishte kandidat i Biden, ka qenë diplomat karriere dhe ka mbi 30 vjet që punon në diplomacinë amerikane. Është bllokuar për arsye politike, këtë herë e kanë bllokuar republikanët, në raste të tjera e bllokojnë demokratët.

Nuk është se ka lidhje me Shqipërinë, e përjashtoj. Nuk është Shqipëria vendi i parë. Dhe në vende të rëndësishme ndodh që ambasadori mungon për muaj të tërë, apo për vite të tëra sepse në Senat nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Në demokracinë amerikane ndodhin gjëra më të rënda”, tha Nano për MCN.

Mustafa Nano tha se në Shqipëri ka korrupsion, por ka dhe institucione që bëjnë tyre dhe se gjyqtarët nuk i marrin vendimet e tyre nën presion.

“Kemi korrupsion, kjo është e qartë, por kemi disa institucion që vigjilojnë, ndërhyjnë, ngrenë padi, çojnë çështje në gjykatë. Vendimet e gjykatave respektohen, sado që mund të komentohen.

Mund të ketë ndonjë që mund të shajë, por respektimit e gjykatave respektohen dhe gjykatat nuk kanë marrë vendime nën presion, por në rrethana normale. Kjo është një gjë që e konsideroj si një lloj kërcimi cilësor që është bërë në kulturën e elitës politike shqiptare”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x