15.5 C
Tirana
18 / 11 / 2025

Kryemadhi: Haxhinasto me probleme mendore, i tha Metës të përgjon Monika! Blushi flet në 11:00 që ta shohë Meta nga TV i burgut

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për largimin e saj nga Partia e Lirisë.

Kyemadhi tha se njerëzit që rrethonin Metën, e futën në paranojë kundër saj, duke përmendur Haxhinaston si një nga personat që i ka thënë Metës se kompjuterat e Kryemadhit e përgjonin.

Po kështu, sipas Kryemadhit, Metës i është thënë në mënyrë të gënjeshtërt se ajo po bashkëpunonte me SPAK kundër tij.

Kryemadhi foli edhe për deputetët e PL, të cilët i cilësoi si të paaftë, ndërkohë për Tedi Blushin tha se flet në televizion paradite, që ta shohë Meta nga televizori i burgut.

Biseda: 

Ylli Rakipi: Divorci me Metën solli edhe divorcin tuaj me Partinë e Lirisë (PL) dhe politikën.

Monika Kryemadhi: Meta mund të kishte të drejtë të vendoste për mua apo këdo aty, sepse Shqipëria fshat është, jo metropoli i madh dhe ata që i themelojnë gjërat, thonë është e imja dhe vendos vetë. Meqenëse kishte edhe çështjen e divorcit në mendje dhe kalkulimin e vet, me një Monikë në parti do ta kishte të vështirë për shkak të konfliktit, pasi ne konflikt në jetë kemi patur vetëm për politikën. Për të mos vazhduar pastaj me aspektin organizativ. U përdor zonja Silva Caka atëherë me ndryshime statutore për të më laguar dhe për të më linçuar më pas. Po zonja Caka u pëjashtua për vete pastaj. I gjithë qëllimi, ishte dëmtimi i një bashkëpunimi politik mes meje dhe Metës, ai bënte politikën e madhe dhe unë organizimit. Përçarja e kësaj…

Ylli Rakipi: Ju vendin

në parti e kishit fituar vetë.

Monika Kryemadhi: Ishte strategji, janë metodat e sigurimit të shtetit, nuk e përdori Meta por mendoj se e përdori SPAK.

Ylli Rakipi: Mendoni se nga partia ju largoi SPAK?

Monika Kryemadhi: Një dëshmitar në SPAK, që ka lidhje familjare me një nga  bashkëpunëtoret e ngushta të Metës, pas thirrjes në SPAK, pati një cedim total të sjelljes së Metës në familje dhe parti, kishte një sikur SPAK kishte Monikën bashkëpunëtore, që kishte shitur Ilir Metën, e gjitha vite, mos harrojmë që edhe mediat, shumë gazetarë, që bënin sikur flinin me Dumanin dhe gdhiheshin me Kllapin, i shihje në media dhe televizione, intimidonin, unë e dija veten time, Meta kishte të drejtë të tensionohej, pasi nga ato që janë ngritur, nuk ka patur dijeni.

Ylli Rakipi: Ju mund t’ju largonte nga PL vetëm Meta. Kjo që thoni ju, SPAK-u, se na thonë këta nuk janë mirë.

Monika Kryemadhi: SPAK gjeti në momente vulnerabiliteti Metën, për shkak të njerëzve që e rrethuan. Meta nuk merrej me organizim partie, apo të shihte ka kafe apo ka letër higjenike, ka qenë shtetar. Kur Meta hyn në muhabete të vogla dhe presionin jo kështu dhe ashtu, dhe manipulimet, cfarë sollën? A e dini se Haxhinasto edhe sot e kësaj dite, po e pres të më sjellë ekspertin e kompjuterave që i ka thënë Metës, që dy kompjuterat e Monikës, të kanë përgjuar ty dhe partinë? Po pres edhe sot e kësaj dite, të takoj ekspertin e zotit Haxhinasto.

Ylli Rakipi: Thua që Haxhinasja ndikoi për këtë?

Monika Kryemadhi: Mendoj se ka patur problemet e veta mendore, paranoja, ka futur edhe Metën në paranojë. Si shpjegohet që në të gjithë këtë, u bë beteja për të futur katër deputetë në parlament. Ja ku i keni, kush nga këta ka thënë një fjalë për Metën në Parlanent?

Ylli Rakipi: Blushi ka thënë.

Monika Kryemadhi: Blushi bërtet te dera e Kuvendit, jo në sallë, vetëm aty përjashta, që ta shohë Meta në televizor, bën intervistë dhe ikën. Kush nga këta ka kërkuar sqarim për shkeljen e procedurave ndaj Metës?

Ylli Rakipi: Blushin e kam dëgjuar shpesh.

Monika Kryemadhi: Vetëm për pyetjen që i ka bërë Dumanit në Komisionin e Ligjeve, por edhe këtë ia bëri si nder Ulësiu, që tha ma jep fjalën në orën 12 të bëj pyetje se me sheh Meta nga burgu. Këtë ka bërë ai.  Pjesa tjetër, janë inekzistent por kanë një institucion si PL, e kanë kthyer inekzistentë. Por PL nuk është fytyra e këtyre njerëzve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x