20.5 C
Tirana
17 / 11 / 2025

“Sulmet serbe në Kosovë ishin në rritje”, Clark tregon si lindi plani për ndërhyrje

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, dëshmoi këtë të hënë për rastin e ish-krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. 

Clark ka treguar se sulmet serbe ndaj popullsisë në Kosovë ishin në rritje dhe situata ishte duke u përshkallëzuar deri në atë pikë sa që ministri i Jashtëm i SHBA-së nisi të diskutonte problemin drejtpërdrejt me sekretarin amerikan të shtetit. 

“Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, udhëzime politike dhe nuk kishte as një planë konkret. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë, nuk kam folur me asnjë ministër të jashtëm tjetër për këtë çështje, sepse më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flas me askënd tjetër”, u shpreh ai. 

Clark ka kujtuar gjithashtu se në pranverën e vitit 1998 iu kërkua të përgatisë një plan, pa ditur nëse ministritë e jashtme apo të mbrojtjes ishin të përfshira. 

“Aty lindi nevoja që të përgatitet një plan”, theksoi ai. 

 Gjenerali që bombardoi Beogradin, Clark në Hagë: Serbia e kishte frikë UÇK-në  

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, në pjesën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, ishte një ushtri e përbërë nga persona të vetorganizuar dhe të motivuar, por pa komandë dhe kontroll të qartë.  

Pos tjerash, ai theksoi se ushtria serbe e kishte frikën UÇK-në.  

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrolli është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme. Ishte e qartë që ishte grup i motivuar për të luftuar, ndonjëherë ata kapnin ndokënd, në një pikë e kishin kapur një rus, dhe unë nuk isha i interesuar për këtë. Ishin thjesht njerëz të vetorganizuar”, tha Clark duke shtuar se “Unë nuk kisha asnjë dyshim se ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre”. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x