E ka nisur Sali Berisha fjalën i pari në protestën që po mbahet nga opozita para Kryeministrisë.
“Liria është si lum që po guxove ta bllokosh, do të çajë një kanal. Jemi sot para pallatit të krimit shtetëror ndaj shtetit shqiptar. Para pallatit të krimit njerëzor të shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria, në vitet e qeverisjes, më shumë se çdo pushtues i egër i tërë historisë kombëtare.
Para pallatit që me një krim monstruoz ndaj shqiptarëve, i zotëroi ata dhe i ktheu 100 vite mbrapa. Përpjekjet e opozitës për zgjedhje u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristët e votës.
U përballën me të gjithë burimet financiare, njerëzore, të gjithanshme të shtetit mafioz, të narko-shtetit, vetëm e vetëm se rotacioni, largimi nga pushteti i tyre është më i madhi nga krimet që kanë kryer. Nuk ka javë që përfaqëson ose paraqet më qartë fytyrën e urryer të narko-shtetit shqiptar”, tha Berisha.
- Namik Dokle: Servet Pëllumbi, sinonim i ndershmërisë, kujtoj kur më priti në aeroport para 30 vitesh e ma dha lajmin… - 06/05/2026
- Rama në ceremoninë e lamtumirës të Pëllumbit: Do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave - 06/05/2026
- Djali i Servet Pëllumbit prek me fjalët: Na mësoi të jetojmë me dinjitet, të mos ulim kokën ndaj padrejtësive - 06/05/2026