Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.
Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës.
Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.
Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë“, u shpreh ai.
- Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë, Giorgia Meloni: Fola me Trumpin dhe ia thashë hapur, janë të gabuara - 18/01/2026
- Macron propozon aktivizimin e mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike ndaj presioneve të Trump për tarifat - 18/01/2026
- A është gjallë Erfan Soltani? Familja e tij kërkon prova, por iranianët heshtin dhe interneti është i mbushur me thashetheme se ai është vrarë - 18/01/2026