16.5 C
Tirana
15 / 11 / 2025

Disfata e kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: U pa që populli e braktisi Ramën

Partia Socialiste fitoi në të pesta bashkitë më pak se një javë më parë, ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i falënderoi të gjithë kandidtatët e pavarur që garuan në këto zgjedhje dhe u shpreh se numri i vogël i pjesëmarrjeve tregoi që populli ka braktisur Edi Ramën.

“Në vlerësimin tim, nuk ishte asnjë gabim. Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje. Edhe njëherë i falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Por çfarë faktoi kjo? Se në asnjë variant Edi Rama zgjedhje nuk bën.

Së dyti, populli e braktisi Edi Ramën. Një braktisje ekzemplare dhe kjo tregon se, ne si opozitë duhet të kapitalizojmë zemërimin dhe revoltën që ekziston në zemrat e shqiptarëve dhe ta kthejmë në një energji të fuqishme të përmbysjes së këtij regjimi të paligjshëm në Shqipëri”, shpreh Berisha.

Artikujt më të kërkuar

3
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x