16.5 C
Tirana
08 / 11 / 2025

Sekuestrohen 12 mln euro pasuri nSarandë/ Dy hotele, lokale dhe apartamente, dyshohet se…

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë.

Ndaj Kristi Qirici alias Jetmir Hoxha, ka nisur hetimi si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

Po ashtu, ndaj Adriatik Kalemit, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m², në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m², në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m² dhe në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x