Pas shtatë dekadash, Qendra Përkujtimore Yad Vashem në Jerusalem ka arritur një moment kyç.
Pesë milionë hebrenj që humbën jetën gjatë Holokaustit, tani e kanë një emër, ndërsa mbi një milionë viktima të tjera, ende nuk janë identifikuar dot.
“Nazistët nuk donin vetëm t’i vrisnin, por edhe të fshinin gjurmën e ekzistencës së tyre. Duke identifikuar pesë milionë emra, ne rivendosim identitetin e tyre njerëzor dhe sigurohemi që kujtesa e tyre të mbetet. Sigurimi i identitetit të pesë personave është një moment historik dhe një kujtesë për detyrimin tonë ende të papërmbushur”, tha Alexander Avram, drejtues i Yad Vashemit.
Emrat janë të regjistruar në bazën e të dhënave Yad Vashem, e cila është në dispozicion në internet në gjashtë gjuhë.
Në maj 2014, Qendra Memoriale Yad Vashem njoftoi se kishte zhvilluar softuerin e vet duke përdorur inteligjencën artificiale. Kështu analizon qindra miliona dokumente arkivore, të cilat më parë ishin shumë të gjera për t’u kërkuar manualisht.
Vlerësohet se mund të gjenden rreth 250.000 emra të tjerë. Një burim tjetër i rëndësishëm janë “Faqet e Dëshmive” – formularë me një faqe të dorëzuar nga të mbijetuarit, anëtarët e familjes dhe miqtë për të përkujtuar viktimat individuale.
Rreth 2.8 milionë emra janë shkruar në këto faqe në më shumë se 20 gjuhë, dhe faqe të reja po shtohen ende sot. Koleksioni “Faqet e Dëshmive” u regjistrua në Listën Botërore të Trashëgimisë Dokumentare të UNESCO-s në vitin 2013.