16.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë udhëzime Pentagonit për të rifilluar testimet bërthamore, një veprim që ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shprehet: “Shtetet e Bashkuara kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër. Gjatë mandatit tim të parë, ne e arritëm këtë qëllim përmes modernizimit dhe rinovimit të plotë të arsenalit tonë. Duke parë testet e vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të rifillojë testimin e armëve tona bërthamore në koordinim me aleatët.”

Ky njoftim vjen në një moment të tensionuar globalisht, ndërsa lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re përshkallëzimi.

Flamuri ukrainas ngrihet sërish në Pokrovsk

Në frontin lindor, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e ndërtesës së Këshillit të qytetit Pokrovsk. Regjimenti i 425-të sulmues “Skelya” raportoi se forcat ruse u dëbuan pas luftimeve të ashpra.

Rusët që nuk u dorëzuan, u asgjësuan,” tha zyra e shtypit, sipas mediave ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi njësitë speciale për operacionin e suksesshëm dhe ngritjen e flamurit ukrainas mbi ndërtesën e çliruar.

Rusia: Perëndimi po planifikon sabotim në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias

Ndërkohë, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) ka akuzuar Perëndimin se po përgatit një “akt të madh sabotimi” në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, me synimin që më pas të fajësojë Moskën për një aksident të mundshëm.

Sipas një dokumenti të siguruar nga agjencia Tass, inteligjenca ruse pretendon se “zyrtarët e NATO-s po i kërkojnë Kievit të ndërmarrë një veprim që do të ndryshonte perceptimin e luftës në opinionin publik perëndimor”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x