Pedagogia Briseida Çakërri është betuar këtë enjte si deputetja më e re e Qarkut Vlorë.
Ajo ka qenë e pranishme në seancë dhe menjëherë pas tekstit të betimit, një formalitet për të zgjedhurit e rinj, Çakërri është shprehur “Betohem” dhe kolegët e kanë uruar për detyrën.
Ajo ka qenë dhe këshilltare e majtë në Bashkinë e Vlorës, ndërsa në zgjedhjet e fundit nuk arriti të siguronte dot një vend në Kuvend sepse mandatin e mori Bruna Mersini.
Drejtoresha e spitalit të Vlorës qëndroi më pak se dy muaj në detyrë, pasi pranoi propozimin e Edi Rama për të lënë mandatin e sapofituar dhe të niste një betejë të re për Vlorën, atë për kryetarin e ardhshëm të bashkisë.
Vendin e saj në kuvend e zuri sot pikërisht Briseida Çakërri.
Ajo është 33 vjeçe dhe në jetëshkrimin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Parlamentaret e 11 Majit, ka deklaruar se është anëtare aktive e Partisë Socialiste prej vitit 2009, kur ishte 17 vjeçe, duke u angazhuar në FRESSH, organizatat socialiste dhe në këshillin bashkiak.
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026