15.5 C
Tirana
30 / 10 / 2025

Kjo nuk është drejtësi, Grenell: Kur të lirohet, Thaçi t’i padisë në SHBA të gjithë ata në Hagë

I dërguari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell ka kritikuar sistemin evropian të drejtësisë dhe mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pa nisur gjykimi ndaj tij.

Ai në një postim në platformën X ka shkruar se ka shumë arsye pse Evropa po dështon.

“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin rehat për Hagën që mban një president shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite.

Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian.

Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë”, shkruan Grenell.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x