Të vendosura në hyrje të banesave, shenjat alarmojnë njerëzit për vende në të cilat mund të fshihen në rast të ndonjë sulmi.
Ato janë bërë një prej shumë simboleve të gatishmërisë për luftë në qytetin e kryqëzuar me kanale dhe që fare pranë në lindje ka fqinjin rus.
Pas një serie të hyrjeve ajrore në krahun lindor të NATO-s dhe dyshimeve për dronë afër aeroporteve në disa shtete të Evropës, përfshirë Gjermaninë, Danimarkën e Norvegjinë, frika për agresionin rus po rritet në Letoni dhe shtetet e tjera baltike, Estoni e Lituani.
“Jemi në vijën e frontit. Ne jemi shtetet e krahut lindor. Ne e kemi fqinj Rusinë, një shtet agresiv”, ka thënë Andris Spruds, ministër i Mbrojtjes i Letonisë, për “NBC News”.
Ai ka theksuar se Letonia, që ka nisur më herët gjatë vitit një iniciativë për dronë, ka arritur deri “në një masë të zhvillojë njëfarë qëndrueshmërie” përballë ndonjë agresioni të mundshëm të Kremlinit.
Letonia dhe shtetet e tjera baltike kanë mirëpritur iniciativat e fundit të NATO-s dhe janë rrugës për të mbërritur kufitjtë e shpenzimit së shpejti.
Admirali Rob Bauer, që ka udhëhequr komitetin ushtarak të NATO-s nga qershori 2021 deri në janar, po ashtu ka sugjeruar se një luftë e re me Rusinë “do të ishte në një mënyrë krejt tjetër”.
Ukraina, siç ka thënë ai, ka mungesa të fuqisë ajrore dhe detare, duke shtuar se aeroplanët luftarakë të NATO-s po kryenin misione mbi Baltik nga anija luftarake amerikane “Gerald Ford”, pasi ajo u vendos në Detin e Veriut në fillimvit.
Edhe Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian, ka pranuar haptas se “shtetet të tjera duhet të dëgjojnë më shumë Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë, që dikur ishin të pushtuara nga Bashkimi Sovjetik për dekada të tëra dhe presin me padurim që NATO ta marrë seriozisht kërcënimin rus”.
- Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend - 26/10/2025
- Video/ Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran - 26/10/2025
- Reklama që dogji urat e komunikimit mes SHBA-së dhe Kanadasë, ja videoja që provokoi Trump dhe solli tarifa shtesë për kanadezët - 26/10/2025