Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planet e aneksimit të Bregut Perëndimor që po shqyrtohen në parlamentin izraelit, duke deklaruar me bindje se Izraeli “nuk do t’i bëjë asgjë Bregut Perëndimor”.
Knesseti votoi për të debatuar dy projektligje që zgjerojnë sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967.
“Mos u shqetësoni për Bregun Perëndimor”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Izraeli nuk do t’i bëjë asgjë Bregut Perëndimor”, siguroi ai.
Në të njëjtën linjë ishte intervista që Trump dha për revistën Time, ku, ndër të tjera, ai e paralajmëroi Izraelin: “Kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe” në kontekstin e negociatave për armëpushimin në Rripin e Gazës.
“Dhe nuk mund ta bëni këtë tani, Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen e SHBA-së nëse kjo do të ndodhte”, shtoi ai.
- Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor - 19/01/2026
- SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund! - 19/01/2026
- Ndërpriten dritat edhe në reanimacionin e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve, aktivizuam pajisjet jetësore - 19/01/2026