Presidenti Donald Trump, tha të enjten në mediat sociale se po i jepte fund “të gjitha negociatave tregtare” me Kanadanë për shkak të reklamave të fundit televizive që protestonin kundër tarifave të SHBA-së, të cilat ai i quajti “sjellje të shëmtuara” që synonin të ndikonin në vendimet e gjykatave të SHBA-së.
Postimi vjen pasi kryeministri kanadez, Mark Carney tha se synon të dyfishojë eksportet e vendit të tij në vendet jashtë SHBA-së për shkak të kërcënimit që paraqesin tarifat e Trump.
“Fondacioni Ronald Reagan sapo ka njoftuar se Kanadaja ka përdorur në mënyrë mashtruese një reklamë, e cila është e RREME, ku shfaqet Ronald Reagan duke folur negativisht për tarifat”, shkroi Trump.
“Reklama ishte për 75,000 dollarë. Ata e bënë këtë vetëm për të ndërhyrë në vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së dhe gjykatave të tjera”, shkroi presidenti në Truth Social.
“TARIFAT JANË SHUMË TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË KOMBËTARE DHE EKONOMINË E SHBA-së. Bazuar në sjelljen e tyre të shëmtuar, TË GJITHA NEGOCIATAT TREGTARE ME KANADANË PËRFUNDOJNË”, përfundon postimi i Trump.
Kryeministri kanadez, Mark Carney u takua me Trump në fillim të këtij muaji për të provuar të lehtësojë tensionet tregtare, ndërsa të dy vendet dhe Meksika përgatiten për një rishikim të Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada, një marrëveshje tregtare që Trump negocioi në mandatin e tij të parë, por që atëherë është përkeqësuar.
- Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor - 19/01/2026
- SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund! - 19/01/2026
- Ndërpriten dritat edhe në reanimacionin e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve, aktivizuam pajisjet jetësore - 19/01/2026