13.5 C
Tirana
08 / 11 / 2025

Zelensky: Dronët rusë kanë hyrë në territorin e Rumanisë, Moska kërkon zgjerimin e luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një dron rus ka depërtuar rreth 10 km në territorin rumun dhe ka operuar në hapësirën ajrore të NATO-s për afro 50 minuta, sipas të dhënave të disponueshme.

Sot, Rumania ngriti avionë luftarakë për shkak të një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave aktuale, droni depërtoi rreth 10 km në territorin rumun dhe operoi në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta. Gjithashtu sot, Polonia reagoi ushtarakisht ndaj kërcënimit të dronëve rusë të sulmit”, shkruan Zelensky në platformën ‘X’.

Zelenskyy shtoi se, sipas raporteve fillestare, Rusia përdori hapësirën ajrore të Bjellorusisë të shtunën, më 13 shtator, për të lëshuar dronë në hapësirën ajrore ukrainase drejt Oblastit të Volynit.

Forcat ushtarake ruse e dinë saktësisht ku drejtohen dronët e tyre dhe sa kohë mund të operojnë në ajër. Rrugët e tyre janë gjithmonë të llogaritura. Kjo nuk mund të jetë rastësi, gabim apo iniciativë e ndonjë komandanti të nivelit të ulët. Është një zgjerim i qartë i luftës nga Rusia – dhe kështu veprojnë ata. Hapa të vegjël në fillim, dhe përfundimisht humbje të mëdha”, thekson Zelensky.

Ai bëri thirrje për veprime parandaluese “bazuar në parimin se nuk ka kërcënime ushtarake të vogla nga ata që janë mësuar të shkatërrojnë pavarësinë dhe jetët e të tjerëve”.

Nevojiten sanksione kundër Rusisë. Nevojiten tarifa kundër tregtisë ruse. Nevojitet mbrojtje kolektive – dhe Ukraina u ka propozuar partnerëve krijimin e një sistemi të tillë mbrojtjeje. Mos prisni dhjetëra Shahed dhe raketa balistike para se të merrni vendime përfundimtare”, nënvizoi presidenti ukrainas.

Pasditen e 13 shtatorit, autoritetet rumune lëshuan një mesazh RO-Alert për zonën veriore të Qarkut Tulcea, duke informuar qytetarët për mundësinë e rënies së objekteve nga hapësira ajrore dhe duke i nxitur të marrin masat e nevojshme të sigurisë.

Përveç kësaj, Polonia ngriti avionët e saj pas kërcënimit të dronëve rusë në rajonet ukrainase që kufizohen me Poloninë, ndërsa aeroporti i Lublin pezulloi operacionet e tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x