19.5 C
Tirana
30 / 10 / 2025

Kreshnik Spahiu: Berisha shantazhoi politikanë me dosje për të bërë koalicion

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka hapur në mënyrë të qëllimshme dosjet në vitin 1992.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se ish-kryeministri ka shantazhuar politikanë të cilët kishin dosje, në mënyrë që të bashkëpunonin me të dhe të bënin koalicion.

Sipas tij, përveç ish-presidentit Meta, do të ketë edhe figura të tjera të larta politike, që do të penalizohen nga ligji për hapjen e dosjeve.

“Unë kam një qasje ndryshe nga të tjerët dhe këtë nuk e kam thjesht bindje, por e kam informacion. Një nga arsyet themelore që qeverisja Berisha dhe Partia Demokratike nuk i hapën dosjet në vitin 1992 dhe i mbajtën për 30 vite të mbyllura, ishin sepse disa liderë politikë i mbajti peng me dosjet e tyre.

Duke pasur dosjet e shumë eksponentëve politikë, Berisha dhe Partia Demokratike i mbanin peng dhe i shantazhonin këta persona, që të bashkëpunonin në momente të caktuara dhe të ishin pjesë e koalicionit të tyre.

Jam i sigurt që përveç Ilir Metës, në të ardhmen do të ketë shumë figura të larta politike, të cilat do të jenë pjesë e pengesës ligjore, për të marrë poste politike”, theksoi ai.

94 deputetë votuan dje pro ligjit për hapjen e dosjeve.

Nga 140 deputetë në sallë, vetëm 95 morën pjesë në votim, ku një abstenoi. 45 të tjerë refuzuan të votonin

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x