Aeroporti i Rinasit ka njoftuar anulimin e fluturimeve drejt Italisë për ditën e sotme. Shkak është bërë greva e personelit të trafikut ajror në Itali. Aeroporti ka njoftuar të gjithë pasagjerët që të komunikojnë me kompanitë përkatëse për të verifikuar statusin e fluturimit.
“TIA njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë (Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma) për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të anulohen për ditën e sotme.
Nga ky njoftim përjashtohen: fluturimet ambulancë, Medvac, fluturimet e kërkim-shpëtimit, fluturimet humanitare.
Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport”.
- FOTO/ Eklipsi diellor u pa edhe në Shqipëri, pamje spektakolare nga Rana e Hedhun në Shëngjin - 12/08/2026
- Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel - 12/08/2026
- Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe një motor i Luftës së Dytë Botërore - 12/08/2026