Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Parlament në votimin për hapjen e plotë të dosjeve të komunizmit dhe deklasifikimin e tyre.
Ky ligj u votua me 94 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër. Ligji për hapjen e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit u miratua me vota të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.
Votimi i këtij ligji u parapri nga një seancë maratonë me diskutime të gjata nga deputetët në seancën plenare.
Grupi i Sali Berishës ndërkohë, bashkë me partinë e Ilir Metës, e bojkotuan votimin e këtij ligji.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues, era e fortë përkeqëson situatën - 13/08/2026
- Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 mjete ajrore në aksion - 13/08/2026
- Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku - 13/08/2026