Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë se i ka mbyllur biznesin dhe kjo për shkak të hakmarrjes politike të Edi Ramës. Shehaj tha se qeveria i ka dërguar policinë në ambientet e biznesit të tij dhe kjo është bërë vetëm për t’i mbyllur gojën.
Hakmarrje politike, sulm i Edi Ramës për të më mbyllur gojën, por po e them publikisht që nuk mund të më mbyllni gojë për burrin e Olta Xhaçkës dhe kushërinjtë e Damian Gjiknurit, nuk më intimidoni Ishte e vemja gjë që Edi Rama mund të më bënte. Të drejtën do ta kërkoj në prokurori në Spak në Shqipëri apo Strasburg. Për një gjë të jeni të sigurt unë nuk tërhiqem. Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë nuk hesht, këtu do të më keni. Ka dërguar policinë në ambientet e biznesit tim. Nuk ishte e lehte te vendosja nëse do të flisja, por kjo mazhorancë nuk është thjesht e korruptuar, por edhe e pafytyrë. fola në atë foltore sepse gjërat që kam thënë aty, e ka bërë Edi Ramën të çojë në biznesin tim policinë’- u shpreh Shehaj.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se është e patolerueshme që një deputet të dalë dhe të flasë për çështje personale në foltoren e Kuvendit. Drejtuesja e seancës kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të marrë masë disiplinore ndaj Shehajt.
Ndërsa Shehaj tha se denoncoi aty presionin qeveritar pasi sipas tij policia ka 3 javë që ka hyrë në ambiente private.
“Nuk erdha këtu që ditën e parë. Unë sduhet të dal atje dhe të ankohem për një shkelje skandaloze, sulm politik?”, tha Shehaj.