Sali Berisha po tregon çdo ditë pafuqinë e tij politike. Mesa duket i ka parë të gjitha sondazhet që e nxjerrin në kuotat më të ulëta që PD ka qenë ndonjëherë, madje edhe më dobët se Lulzim Basha i tij. ‘Non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe e ka dërrmuar përfundimisht atë, duke e çoroditur në një pikë pa kthim. Shtatori iku, tetori po ikën dhe besa e dhënë nga Sali Berisha që do kishte revolucion, është kthyer në meme në rrjetet sociale, siç në fakt pritej.
Por, në dëshpërim e sipër Sali Berisha vijon të bëjë dëme e në këtë rast, dëmin po jua bën pedagogëve, ose më saktë imazhit të statusit të pedagogut.
Ai ka vënë iniciator proteste Ilir Alimehmetin, të cilit i ka premtuar se nëse arrin ta realizojë siç duhet, do ta vendosë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë. Thënë këtë, Berisha po keqpërdor, po diskretiton dhe tallet me imazhin e pedagogëve të cilët ai tregon se mund t’i përdorë si lecka për të fshirë mëkatet që SHBA dhe Britania e Madhe ja kanë shkruar e zezë mbi të bardhë. Sigurisht, që mëkati këtu është i përbashkët. Faj ka Berisha që përdor, por po aq faj ka edhe Alimehmeti që lejon të përdoret nga Non Grata, por kjo është një zgjedhje e tij. Ama, filozofia e Berishës i cili i sheh pedagogët si instrument për të larë mëkatet e tij, tregon minimalisht mungesën e thellë të respektit të tij ndaj tyre.
Njolla që po i vë statusit të pedagogut Sali Berisha vijon dhe thellohet më drejtuesin e protestës, Aleksandër Kovaçin, i cili ka punuar (gjë për të cilën deklaron që është krenar) në SHIK-un famëkeq e gjakatar të Gazidedes. Kaq e thellë është humnera politike ku ka rënë Sali Berisha.