Nga Martin Leka
Ka shpërthyer një histeri patriotike për ndeshjen Shqipëri-Serbi që zhvillohet pas pak orësh në Tiranë.
Që nga tifozët, spordashësit, politikanët, tregtarët, patriotët, trutharët, qytetarët, trushplarët, injorantët, shkencëtarët, idiotët.
Të majtë, të djathtë, të qendrës, të qendrës së majtë, të qendrës së djathtë, afër qendrës së majtë në të djathtë, rrotull të djathtës së qendërt në të majtë e gjer tek pika e pikës së mesit të qëndrës së qendrës…
A thua se njëmbëdhjetë shqiptarë nuk do të luajnë një lojë me top që quhet futboll, por po shkojnë në luftë me mongolët e Xhengis Khan. Për tu prerë, për tu therë e për tu vrarë…
Ky është mjerim.
Kjo është injorancë.
Ky është budallallëk.
Kjo është farsë.
Ky është mashtrim.
Kjo është rrenë.
Ky është populizëm.
Sensibiliteti dhe ngarkesa që mbart kjo ndeshje është e kuptueshme. Është dhe historike. Por s’ka lidhje me realitetin. Historia mes popujve të dy shteteve që sot do të luajne me njëri-tjetrin vetëm një lojë futbolli, daton që nga koha kur futbolli nuk ishte shpikur ende. Kaq e largët është si histori.
Plagë si kjo e Kosovës (dhe jona) nuk shërohen lehtë dhe ende kullojnë gjak nga historia e afërt që ka për yll në ballë luftën heroike të UÇK e popullit të Kosovës që u finalizua me Pavarësinë e saj. Kjo nuk ishte lojë. Kjo ishtë luftë. Luftë e fituar!
Ndaj sot, nuk ka pse lojtarëve tu ushtrojmë trysni të kotë. Të gjitha çka duhet për ta u’a ka thënë dhe u’a thotë traineri i tyre brazilian. Ne vetëm duhet ti mbështesim. Edhe nëse humbin. Sepse realisht, skuadra serbe është favorite. Në kuotim dhe letra për nga niveli dhe parametrat teknikë e fizikë. (Le të shpallem armik dhe antishqiptar, por kështu mendoj) Ashtu siç mendoj se diferencat nuk janë aq të mëdha sa për të na bërë të gjithëve të gëzojmë për një barazim apo dhe fitore.
Por ne kemi në dorë të bëjmë “golin” tonë të fitores.
Me portën bosh.
Kemi në dorë të tregohemi evropianë. Të tregojmë pjekuri, maturi, respekt, qetësi, dinjitet, qytetari. Larg dhunës e urrejtjes.
- Edi Paloka: Menduam se do fitonim prej Donald Trump, por ky popull shitet për bukën e gojës - 07/06/2025
- Dështimi i seancës së 28 të votimit për Albulena Haxhiun si kryetare Kuvendi, Qemal Minxhozi: Kurti duhet të gjejë emër tjetër - 07/06/2025
- Qemal Minxhozi: Klasa politike kosovare po luan sfidën e sundimit, jo të kompromisit politik - 07/06/2025