Gjatë muajve të fundit kreditimi për ekonominë shqiptare ka patur një rritje të konsiderueshme sipas Bankës së Shqipërisë.
Të dhënat e këtij institucioni tregojnë se në muajin Mars të këtij viti bizneset dhe individët kanë marrë më shumë hua, gjë e cila vihet re nga fakti se bankat e nivelit të dytë kanë aprovuar rreth 36.2 miliardë Lekë huamarrje ose e thënë ndryshe 6.2 miliardë më shumë nëse e krahasojmë me Marsin e vitit 2024.
Sipërmarrjet dhe bizneset kanë kërkuar më shumë kredi nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë për të zgjeruar më tej investimet e tyre gjatë muajve të parë të 2025.
Referuar te dhënave të Bankës së Shqipërisë të gjitha kategoritë e bizneseve dhe sipërmarrjeve shfaqën kërkesë të lartë për kredi, por dominoi kërkesa për hua nga bizneset në sektorin e turizmit.
Nga ana tjetër sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë për të gjithë periudhën Janar-Mars të këtij viti, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti në vlerën e 96.8 milradë Lekëve, duke shënuar rritje me 17% krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2024.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026