17.5 C
Tirana
24 / 04 / 2025

Sot vendimi për gjykimin e Berishës & Malltezit, avokati: LaCivita na ka sjellë variantin kinez të Trump! Të hetohet…

Sot në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, do të kalojë për gjykim.

Vendimi pritej të shpallej në seancën paraprake të 23 Prillit, por gjyqtarja Fjorela Davidhi vendosi ta shtyjë për sot.

Një ditë më parë, gjyqtarja rrëzoi kërkesat e avokatëve mbrojtës për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave të SPAK, por nuk dha vendim për kalimin e çështjes në gjykim.

Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News  tha se kjo çështje po zvarritet prej muajsh dhe avokatët e Berishës po gjejnë shtigje për të blerë kohë. Ai theksoi se vendimi për kalimin e dosjes për gjykim mund të merret të enjten në seancën, por gjasat janë të pakta.

“Në Kodin e Procedurës Penale nuk përcaktohet një afat të qartë, por bazuar në kushtetutë, nuk duhet të kemi gjykime të vonuara, por në këtë raste kemi shumë vonesa. Gjykata sot ka marrë një nga masat, nuk ka njohur kërkesat e palëve. Duhet të kishte përfunduar. Për kalimin për gjykim mund të jepet që nesër”, theksoi ai.

Ai komentoi shfaqjen publike të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Beriasha, i cili pas konsultave me La Civita duket qartësisht se po përpiqet të kopjojë “paraqitjen” e Donald Trump në fushatat elektorale në SHBA.

Për avokatin, Sali Berisha duket më tepër si një “variant kinez” i Donald Trump. Sipas tij, drejtësia duhet të bëjë punën e saj, me qëllim që kontrata e firmosur mes PD  dhe La Civita të bëhet publike.

Ai thekson se ka dyshime se kjo kontratë është paguar me para të pista, akt ky që sipas avokatit  duhet të sqarohet nga organet kompetente.

“Po sjell një variant kinez të Donald Trump. Berisha është në rënie të lirë, është konsumuar dhe nuk ka motiv. Për mua nuk ka qenë thjesht një kontratë elektorale, duke se është për lobim dhe për këtë duhet të ketë hetim. Teksa fshihet dhe paratë që financohet kjo fushatë, besoj se është me para të papastra. Kontrata e LaCivita duhet të zbardhet. La Civita pas zgjedhjeve e sigurt që nuk do të duket më në Shqipëri”,theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x