Papa Françesku u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Nga Vatikani kanë bërë me dije tashmë arsyen e vdekjes së Françeskut dhe ajo ka qenë një goditje në tru (ishemi) dhe nga mos funksionim i zemrës.
Sipas Vatikanit, Ati ra në koma ditën e sotme në mëngjes herët. Shëndeti i tij ishte përkeqësuar kohët e fundit, pas betejës me pneumoninë e rëndë që e mbajti mbi 1 muaj në spital. Kjo u pa edhe në daljen e tij të fundit përpara besimtarëve, ku edhe pse fizikisht u bë pjesë e ceremonisë për Pashkën ai kishte të pamundur të fliste gjatë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026